Marrëveshja është arritur: Ylli i Liverpoolit transferohet në Serie A!

Roma vazhdon të punojë për të marrë Dejan Lovren.

Drejtori sportiv i verdhekuqve, Petrachi, është takuar ditën e premte me menaxherin e qendërmbrojtësit kroat dhe, sipas “Corriere di Roma”, ka arritur marrëveshjen me futbollistin.

Tani mbetet të arrihet marrëveshja mes klubeve, me Liverpool-in që kërkon 20 milionë euro, ndërsa Roma që ka ofruar vetëm 13 milionë për momentin.

Marrëveshja, gjithsesi, mund të arrihet duke përdorur një pjesë të bonuseve që klubi anglez duhet t’i paguajë verdhekuqve për transferimet e Alisson dhe Salah.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here