U lëndua ndaj Norwich, ja sa do të qëndrojë jashtë fushave Alisson…

Kampionët europianë ishin në avantazhin 3-0 kundër Norwich, kur Alisson u dëmtua në këmbën e majtë. Minuta e 39-të e ndeshjes.

Ndërkombëtari brazilian u zëvendësua nga Adrian, të cilit iu dha një debutim i befasishëm në klubin e tij të ri, pasi u bashkua me Liverpool në fillim të kësaj jave, si lojtar i lirë. “Reds” e mundën 4-1 Norwich dhe, pas ndeshjes, Jurgen Klopp konfirmoi se është i shqetësuar nga dëmtimi i Alisson. Ky i fundit do ta humbasë në finalen e Superkupës së Europës, kundër Chelsea në Stamboll, të mërkurën në mbrëmje.

“Është një dëmtim i kyçit të këmbës, – tha Klopp. – Ai ndjeu sikur diçka e goditi nga mbrapa. Alisson nuk do të jetë i gatshëm për ditën e mërkurë, mund ta them qartë këtë, tashmë. Nuk është mirë, por do të gjejmë një zgjidhje dhe do të ecim përpara”. Vetë portiere falënderoi tifozët për mesazhet e tyre në rrjetet sociale dhe u zotua se do të kthehet më i fortë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here