Wanda ka vendosur për Icardin, argjentinasi transferohet te rivalët e Interit

Mauro Icardi është bindur të largohet nga Milano.

Sipas “Corriere dello Sport”, sulmuesi argjentinas do të transferohet te Napoli. Ka qenë bashkëshortja dhe menaxherja e tij, Wanda Nara, që e ka bindur ish-kapitenin e Inter-it, i cili nuk donte të largohej nga zikaltrit.

Tani mbetet të arrihet një marrëveshje mes Napoli-t dhe Inter-it, me këta të fundit që kërkojnë një shifër mes 75 dhe 80 milionë euro, ndërsa sulmuesi do të kërkojë rreth 7,5 milionë euro në sezon.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here