Bombë: Ribery transferohet në Serie A!

E ardhmja e Franck Ribery mund të jetë në Serie A, tek Fiorentina.

Klubi violë është vënë në kontakt me agjentin e futbollistit francez, sipas “Sky Sport” në Itali.

Ende nuk dihen detajet dhe faza e kësaj tratative, por informacionet e para flasin se ish-legjenda e Bayern Munich mund të zbresë në Firence, duke qenë se pronari i ri amerikan, po kërkon të forcojë imazhin e skuadrës me emra të mëdhenj.

Për 36-vjeçarin ka patur interes të fortë nga disa skuadra në Arabinë Saudite, përfshirë këtu edhe Lokomotiv Moscow në Rusi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here