Wanda ka arritur marrëveshje me dy rivalët e Interit, pritet vendimi i Icardit

Një shitje e pashmangshme, një lamtumirë e dhimbshme që do nuk do të kalojë pa polemika. Gjithsesi, sipas “Corriere dello Sport”, Mauro Icardi duket se është dorëzuar.

“Që nga dita e enjte, kur Inter-i i hoqi fanellën me numrin 9, djaloshi nga Rosario ka marrë vendimin të largohet nga Milano, një zgjidhje që nuk e kishte marrë asnjëherë në konsideratë deri në atë moment”, shkruan gazeta italiane.

“Tani, ai nuk do të gabojë një zgjedhje që do të jetë vendimtare për karrierën e tij dhe ka ndërmend të marrë kohë para se të marrë një vendim”.

“Napoli dhe Roma janë vënë në lëvizje dhe të dy klubet kanë arritur një marrëveshje në vija të përgjithshme me Wanda Nara-n. Në apel mungon Juventus-i, që po kërkon të fitojë kohë derisa të shesë Mandzukic dhe Dybala”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here