Tuchel dëshiron yllin e Barcelonës në këmbim për Neymar, nuk është Coutinho

Nëse PSG bisedon në mënyrë aktive me Real Madridin dhe i drejton diskutimet mbi një shumë fikse, plus marrjen e ndonjë lojtari (Keylor Navas dhe / ose një tjetër), atëherë vështirë se Nemyar do të transferohet te Barcelona.

Megjithatë, edhe pse sheikët nga Katari kanë një preferencë të qartë për ta shitur Neymar te “Los Blancos”, ose në ndonjë klub tjetër, por jo ta kthejnë në “Camp Nou”, dëshira e vetë lojtarit mbetet e palëkundur: të ribashkohet me Messin & CO.

Në këtë këndvështrim, Thomas Tuchel e di saktësisht se çfarë dëshiron. Për të, përveç një shume fikse (Barça nuk mund të ofrojë shumë para, prandaj dëshiron ta ulë çmimin e brazilianit, duke integruar lojtarë të tjerë në marrëveshje, si Real Madridi), ekziston një lojtar i skuadrës katalanase, që përbën përparësi: Ousmane Dembele. Trajneri gjerman i njeh më së miri aftësitë e francezit, që kur ishin bashkë te Borussia Dortmund, ndaj do të dëshironte ta kishte sërish “nën armë”.

Sidoqoftë, për momentin, Barça nuk është e sigurt nëse dëshiron ta largojë atë. Opsioni “Coutinho” është ende në lojë për PSG, edhe nëse Bayern Munich ka filluar diskutimet për brazilianin. Bisedimet janë për një huazim 1-vjeçar, por ende nuk është arritur ndonjë marrëveshje me klubin katalanas.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here