Nuk bën pjesë në planet e Lampard, sulmuesi i Chelsea drejt Serie A

Roma kërkon me çdo kusht një sulmues, edhe nëse Edin Dzeko qëndron në kryeqytetin italian.

Trajneri Fonseca e shikon të paplotësuar repartin e sulmit, prandaj u ka kërkuar drejtuesve me insistim një alternative, e cila mund të vijë nga Premier League.

Emri më i ri është ai i Michy Batshuayi, belgut që nuk ka hapësira te Chelsea dhe mund të huazohet me të drejtë blerjeje te verdhekuqtë.

Dy sezonet e fundit 25-vjeçari është huazuar në 3 skuadra, por pa arritur të stabilizohet përfundimisht, dhe Roma tashmë mund të jetë një opsion i vlefshëm për lojtarin që nuk është në planet e Lampard.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here