Paratici me një deklaratë surprizë për shkëmbimin Icardi-Dybala

Fabio Paratici, drejtori sportiv i Juventusit, ka folur sot për “Sky Calcio” në lidhje me merkaton e bardhezinjve.

Ai ka konfirmuar se kohët e fundit nuk ka patur shumë lëvizje, por gjithçka është nën kontroll.

Gjatë merkatos ka gjithnjë shumë fjalë e thashetheme dhe në fund jo gjithçka është e vërtetë apo jo çdo objektiv realizohet. Gjithsesi, ne kemi besim dhe njëkohësisht jemi të qetë. Në fund do të bëjmë llogaritë”, tha Paratici, pa përmendur emra konkretë.

Në lidhje me deklaratën e trajnerit Maurizio Sarri, se te Juventusi do të ketë 7 largime, pasi ka lojtarë të tepërt, Paratici tha: “Te Juventusi nuk ka kurrë lojtarë të tepërt. Ka një listë që unë dhe trajneri duhet ta respektojmë, ajo e Champions League, ku do të regjistrohen vetëm 22 emra”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here