Aleanca Anti-Juve: Inter, Napoli dhe Roma shkëmbejnë yjet e tyre

Inter, Napoli dhe Roma po planifikojnë një shkëmbim me sulmuesit e tyre për ti ndihmuar njëra tjetrës në garën kundër Juventusit.

Inter, Napoli dhe Roma po përgatisin një shkëmbim ku do të përfshihen Mauro Icardi, Arkadiusz Milik dhe Edin Dzeko.

Corriere dello Sport shkruan se kjo është një aleancë Icardi Anti-Juventus dhe tre klube do të bashkohen për ti dhënë fund dominimit të Biankonerëve.

Icardi nuk bën pjesë në planet e Interit dhe interesim për argjentinasin kanë shfaqur Juventus dhe Napoli, mirëpo argjentinasi preferon kalimin te Zonja e Vjetër.

Interi është i gatshëm ta shesë Icardin te Napoli, nëse arrihet marrëveshja me Romën për Edin Dzekon.

Napoli do ta lirojë Milik që të transferohet te Roma dhe mbetet vetëm aprovimi i polakut për tu transferuar në kryeqytetin italian.

Icardi rrezikon që të mos luajë fare me Interit në dy sezonet e ardhshme në rast se ky shkëmbim dështon. Neroaxurët nuk e kanë ndërmend ta aktivizojnë Icardin edhe nëse skuadra do të ketë nevojë për të.

Merkatoja në Itali mbyllet me datën 23 gusht dhe mbetet ta shohim se a do të funksionojë aleanca Anti-Juve.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here