Drejtuesit e Milanit vendosin për të ardhmen e Susos

Pasi kanë dëgjuar ofertët që kanë mbërritur në selinë e klubit nga agjenti Alessandro Luçi, drejtuesit e Milanit duket se kanë marrë një vendim drastik: Suso nuk është më në shitje!

Kjo edhe për shkak se trajneri Marco Giampaolo “vdes” për futbollistin spanjoll dhe e quan në qendër të projektit tekniko-taktik.

Ofertat e ardhur nga Fiorentina, Roma dhe Lyon jaën thuajse 28 mln euro dhe asnjëra nuk ka bindur drejtuesit, që kanë vendosur klauzolë për 38 mln euro, që askush nuk e paguan. Kështu, nisur nga vlera e vërtetë e Susos, Milani bën prapakthehu dhe tashmë do të konfirmojë Suson, duke nisur në shtator bisedimet për rinovimin e kontratës që i skadon në 2022.

Por, një tjetër futbollist mund të nxirret nga merkato, punë kohe. Bëhet fjalë për Franck Kessie. Trajneri Giampaolo, që fillimisht kishte idenë se afrikani mund edhe të largohej, ka ndryshuar mendje duke parë stërvitjet e fundit. Mbeten në shitje pra Andre Silva, Laxalt dhe Calhanoglu, ndërsa Rodriguez do të konfirmohet duke qenë se duhen dy në krah.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here