Inter nuk ka të ndalur: Neroaxurët nisin sulmin për yllin italian

Interi vazhdon të punojë për skuadrën e sezonit të ri dhe sipas raportimeve të fundit Neroaxurët janë hedhur në sulm për mesfushorin e Fiorentinës, Cristiano Biraghi.

Biraghi është një ish Interist dhe që nga transferimi i tij te Fiorentina ka shkëlqyer me fanellën vjollcë.  Biraghi është ftuar nga Mancini në përfaqësuesen e Italisë dhe tani Interi dëshiron rikthimin e tij.

Sky Italia, raporton se Interi ka filluar bisedimet me Fiorentinën për shkëmbimin e Biraghit me DAlbert.

Conte ka kërkuar nga drejtuesit një mbrojtës të krahut të djathtë i cili mund të luajë edhe në mesfushë edhe në mbrojtje, për të implementuar skemën e tij 3-4-3.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here