Juventus e nxjerrë në shitje, Dybala përgjigjet me dy gola

E ardhmja e Paulo Dybalas në Juventus vazhdon të jetë në dyshim.

Bianconerët e kanë nxjerrë në shitje dhe deri më tani ylli argjentinas refuzoi transferimin në Manchester United e më pas klubet nuk u pajtuan për kalimin e tij në Tottenham Hotspur.

Por, Dybala vazhdon të jetë në shitje në ditët e fundit të afatit kalimtar të verës dhe përmendet si objektiv i mundshëm i PSG-së në rast të shitjes së Neymarit.

Në ndërkohë, Dybala ka shënuar dy gola në pjesën e parë të ndeshjes trandicionale Juventus A – Juventus B në Villar Perosa (2:1).

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here