Marrëveshja është arritur, Napoli transferon yllin e…

Sulmuesi i PSV-së, Hirving Lozano më në fund është i lirë të nënshkruajë për Napolin, pasi një marrëveshje prej 42 milionë eurosh thuhet se u arrit mes dy klueve.

Lazono ka treguar formë të lartë në vitet e fundit me klubin holandez dhe kombëtaren e Meksikës duke u bërë kështu një objektiv real i italianëve.

Sipas mediumeve Voetbal International dhe Tuttomercatoweb, Lozano ka vendosur për Napolin, me klubet dhe lojtarin që kanë arritur marrëveshje totale rreth transferimit.

Sidoqoftë, testet mjekësore nuk pritet të kryhen deri të hënën ose të martën e javës së ardhshme.

Kjo pasi sipas Voetbal International, PSV ka ende ‘çështje administrative’ për përfunduar me ish-klubin e lojtarit, meksikanët e Pachucas.

Tuttomercatoweb, nga ana tjetër, raporton se vonesa ka të bëjë me detajet e fundit të mbetura mbi të drejtat e imazhit.

Sidoqoftë, ai do të bëhet një shitje rekord për klubin holandez dhe nga ana tjetër – blerja më e kushtueshme në historinë e Napolit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here