Probleme për Zidane: Lëndohet Hazard, ja sa pritet të mungojë belgu

Nuk ka nisur në mënyrën e duhur aventura e Eden Hazard-it me Real Madrid-in.

Belgu u ble nga Chelsea dhe në ndeshjet miqësore para fillimit të sezonit të ri nuk tregoi shumë, madje u pa qartë se kishte dhe disa kilogramë më tepër.

Trajneri Zinedine Zidane merr dhe një tjetër goditje para ndeshjes me Celta Vigon, pasi sulmuesi nuk do të luajë. Real Madridi ka konfirmuar se belgu vuan një dëmtim në këmbën e majtë dhe nuk do të debutojë në takimin e parë të kampionatit. Mediet spanjolle shkruajnë se belgu pritet të mungojë 3 deri në 4 javë.

Mungesa e tij është një dhimbje koke për teknikun francez, por një mundësi e mirë për Bale apo James Rodriguez për të marrë minuta dhe për të treguar se duhet të llogariten nga “Los Blancos”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here