PSG: Nëse ndodh kjo, Neymar transferohet te Barcelona

Paris Saint-Germain ka një kusht për marrëveshje me Barcelonën për transferimin e Neymarit.

E përditshmja sportive katalane “Sport” raporton se klubi i pasur francez kërkon përfshirjen e Ousmane Dembele në ofertë për rikthimin e brazilianit në Camp Nou.

Barcelona deri më tani ka ofruar futbollistë të tjerë përfshirë Philippe Coutinhon.

Mirëpo, drejtuesit e klubit nga Parc des Princes dëshirojnë një futbollist që mund të shërbejë si zëvendësim ideal për brazilianin, përfshirë edhe një shifër prej mbi 100 milionë euro.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here