Reali publikon listën për ndeshjen me Celta Vigon, mungon Hazard

Trajneri Zinedine Zidane ka zyrtarizuar pak minuta më parë listën e lojtarëve të grumbulluar për ndeshjen e parë sezonale në Le Liga të Real Madrid, atë ndaj Celta Vigo.

Në listë janë përfshirë edhe dy lojtarë që ishin pranë largimit: Gareth Bale dhe James Rodriguez. I pranishëm edhe i riu Jovic, që gjithashtu mund të largohet.

Dëmtimet e shumta që ka patur skuadra “merengues” kohët e fundit duket se ka detyruar trajnerin të bëjë prapakthehu dhe të grumbullojë dy lojtarë që ai i kishte fshirë nga lista.

Ja lista e lojtarëve të grumbulluar:

Portierë: Keylor Navas, Courtois, Altube.

Mbrojtës: Carvajal, Militão, Sergio Ramos, Varane, Nacho, Marcelo, Odriozola.

Mesfushorë: Kroos, Modric, Casemiro, Valverde, James, Isco.

Sulmues: Benzema, Bale, Lucas Vázquez, Jović, Brahim, Vinicius Jr.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here