Interi i thotë ‘PO’ kësaj oferte për Icardin

Icardi ka pasur një mori probleme te Inter që nga mesi i sezonit të kaluar, dhe ‘Zikaltërit’ tani kanë vendosur të mos llogarisin në shërbimet e tij.

Dëshira e tij pas largimit nga Inter, ka qenë transferimi te Juventus, por që skuadra nga ‘San Siro’, nuk ka dëshirë të forcojë rivalin e tyre të madh.

Mundësia për transferim te Roma është shfaqur si opsion, por dështoi me vazhdimin kontratës që Edin Dzeko bëri me skuadrën nga kryeqyteti italian.

Tani ka mbetur Napoli si skuadër pretendente për shërbimet e tij, dhe Tuttosport raporton se Inter ka pranuar një ofertë prej 60 milionë euro.

Mbetet të shihet nëse Napoli tani do të arrijë të bind edhe Icardin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here