Icardi mision i vështirë, Juventus transferon yllin francez

Juventusi po përgatit sulmin e rradhës në merkato dhe bëhet fjalë për Moussa Dembelen.

Siç raporton mediave franceze, vëzhguesit e Juventusit kanë qenë të pranishëm mbrëmë në ndeshjen mes Lyonit dhe Anger, ku nikoqirët triumfuan me rezultat 6-0, ndërsa Dembele shënoi 2 gola.

Objektivi kryesorë i Juventusit për vijën e sulmit ka qenë Mauro Icardi, mirëpo transferimi i argjentinasit në Torino po bëhet gjithnjë e më i vështirë dhe Biankonerët e shohin Dembelen si alternativën më të mirë për momentin.

Dembele sezonin e kaluar me Lyonin ka shënuar 23 gola në 52 ndeshje, ndërsa vlera e tij në treg është 30 milionë euro, shifër kjo aspak problematike për Juventusin.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here