PSG me një super ofertë për Dybalan

Paulo Dybala ende nuk e ka të sigurt të ardhmen te Juventus.

Ylli argjentinas ka qenë afër kalimit në Premierligë, por marrëveshjet me Arsenal dhe Tottenham nuk u arritën në momentet e fundit të afatit kalimtar.

Tani ‘Daily Mail’ shkruan se PSG është skuadra e radhës që po shfaq interesim për Dybala.

Sipas ‘Daily Mail’, kampionët e Francës janë të gatshëm të ofrojnë deri në 80 milionë euro për Dybalan.

I njëjti, te Juventus është transferuar në vitin 2015, për 40 milionë euro.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here