Neymar drejt Torinos, Juventus me ofertë spektakolare për Neymar

Juventus është futur në garë për transferimin e Neymar, i cili është pranë largimit nga PSG.

Neymar dëshiron largimin nga PSG, ndërsa në garë për shërbimet e tij janë Barcelona dhe Real Madridi, ndërsa tani garës i është bashkuar edhe Juventus.

Biankonerët dëshirojnë një dyshe Neymar-Ronaldo në vijën e sulmit dhe kanë ofruar 100 milionë euro dhe kartonin e Dybalas.

Përveç kësaj, Juventus është i gatshëm ti ofrojë Neymarit pagë prej 37 milionë eurove në sezon, aq sa përfiton te PSG.

Neymar preferon rikthimin te Barcelona, mirëpo është i gatshëm ta pranojë ofertën e Juventusit, pasiqë dëshiron që me çdo kusht të largohet nga PSG.

PSG dëshiron që ta sigurojë pasuesin e Neymar në rast se braziliani largohet dhe Dybalan e shohin si pasuesin ideal të brazilianit, ndërsa Barcelona nuk i ka ofruar asnjë lojtarë.

Juventus tani është në pole position për transferimin e Neymar.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here