Scudetto do të rikthehet në Milano: Pas Sanchez Inter godet përsëri në merkato (FOTO)

Alexis Sanchez është me një këmbë te Interi, ndërsa Neroaxurët pas kilianit do të kryejnë goditjen finale për këtë merkato.

Mediat italiane raportojnë se Interi është pranë transferimit të mbrojtësit të majtë të Fiorentinës, Cristiano Biraghi.

Me ardhjen e Sanchez dhe Biraghit, Interi do ta kompletojë këtë merkato dhe Conte do të ketë në dispozicion një skuadër që do të synojë Scudetton.

Këtë vit padyshim do të kemi një garë deri në fund për Scudetton edhe pse Juventusi mbetet favorit.

Conte pritet të luajë me skemën 3-5-2 dhe në mbrojtje do të rreshtohen Godin, De Vrij dhe Skriniar. Në mesfushë pritet të luajnë Lazaro, Barella, Brozovic, Sensi dhe Biraghi. Në sulm pritet të luajnë Lukaku dhe Sanchez.

Mbetet ta shohim nëse Interi do ti jep fund dominimit të Juventusit këtë sezon.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here