Paratë e arkëtuara nga Lukaku United do t’i përdor për transferimin e dy yjeve!

Merkato e verës në Premier Leaguer është mbyllur dhe kampionati ka nisur, por te Manchester United kanë nisur të mendojnë që tani për merkaton e dimrit.

Sipas të përditshmes britanike “The Sun”, skuadra e United ka ende 75 milionë stërlina të papërdorura në merkato, që erdhën nga shitja e Romelu Lukaku.

Gjithsesi, trajneri Ole Gunnar Solskjaer nuk do t’i lërë për një kohë të gjatë ato parà pa përdorur. Trajneri norvegjez ka piketuar që tani dy përforcimet për merkaton e janarit. Dy lojtarët që pritet të vijnë në “Old Trafford” janë Bruno Fernandes dhe Jadon Sancho.

Fernandez, mesfushor, luan në Portugali me skuadrën e Sporting. Ai u kërkua me ngulm edhe këtë verë nga United, por transferimi nuk u konkretizua. Ndërsa Sancho, sulmuesi 19-vjeçar anglez, është një talent që luan në Gjermani me Borussia Dortmund.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here