Mourinho dhe Allegri në garë për tu bërë trajner te gjiganti Europian!

Plas kaosi te PSG.

Dy futbollistë të ekipit francez, pas ndeshjes me Rennes, sipas asaj që shkruan “L’Equipe” dhe “France Football”, janë parë të diskutojnë me njëri tjetrin duke u futur në tunel dhe duke thënë “si luajtëm sot? More vesh gjë për skemën?”…

Trajneri Thomas Tuchel, këtë sezon, është i  thërritur të bëjë diferencën, ndryshe largimi është i  sigurt. Dhe, në rradhë janë dy super trajnerë të papunë: Massimiliano Allegri dhe Jose Mourinho.

Sipas asaj që shkruan “Soccer Link”, drejtori sportiv Leonardo është duke menduar për Massimiliano Allegrin.  Trajneri vlerësohet shumë nga braziliani.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here