Allegri ndryshon planet, bëhet trajner i top ekipit nga Liga e Kampionëve?

Massimiliano Allegri ka filluar të konsiderohet si kandidat për trajner të ri në Paris Saint-Germain.

Mediat franceze raportojnë se ish trajneri i Juventusit ka zgjuar interesim nga skuadra kampione nga Ligue 1.

Thomas Tuchel nuk e ka filluar mbarë sezonin e ri me skuadrën nga Parc des Princes dhe së fundmi flitej se futbollistët e kanë të vështirë t’i kuptojnë metodat e punës së tij.

Andaj, Allegri është duke u konsideruar si kandidat për trajner të ri në PSG nëse sheikët vendosin ta shkarkojnë Tuchelin në javët e ardhshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here