Barcelona mbetet pa fjalë, Real Madrid cakton ditën për prezantimin e Neymarit

Real Madrid nuk është dorëzuar në garë për transferimin e Neymarit nga Paris Saint-Germain.

Edhe pse ylli brazilian raportohet se preferon rikthimin te Barcelona, “Los Blancos” janë duke bërë përpjekje ta finalizojnë marrëveshjen me klubin francez.

Madje, presidenti i Real Madridit, Florentino Perez u ka thënë këshilltarëve të tij se dëshiron ta prezantojë Neymarin në Santiago Benabeu gjatë javës së ardhshme, raporton e përditshmja sportive katalane “Sport”.

Neymar ka konfirmuar vendimin e tij për largim nga Paris Saint-Germain dhe ka kohë deri më 2 shtator që të realizojë vullnetin e tij përkundër kërkesave të larta nga klubi francez për shitjen e tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here