Barcelona përgatit 60 milionë euro për yllin e Juventusit

Siç raportojnë mediat argjentinase, Barcelona po përgatit një ofertë prej 60 milionë eurove për mesfushorin e Juventusit, Rodrigo Bentancur.

Juventus pas disa afrimeve këtë verë duhet që të shesë lojtarë dhe Barcelona kërkon të përfitojë nga situata e Biankonerëve.

Katalanasit janë të interesuar për transferimin e Bentancur dhe janë të gatshëm të ofrojnë 60 milionë euro. Bentancur u transferua te Juventusi në vitin 2017, ndërsa me fanellën  e Biankonerëve ka luajtur 64 ndeshje dhe ka shënuar 2 gola.

Problemi qëndron te klauzola e Bentancur, pasiqë 50% i klauzolës i takon Boca Juniors dhe në rast se Juventus e shet atë do të përfitojë vetëm 30 milionë euro.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here