Formacionet zyrtare: Parma dhe Juventus e hapin sezonin e ri të Serie A

Parma dhe Juventusi kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e parë dhe hapëse të Serie A për sezonin 2019/20.

Kampioni në fuqi i Italisë do ta nis sezonin me udhëtimin e tyre te Parma, në ndeshjen e cila pritet të fillojë nga ora 18:00 në stadiumin Ennio Tardini.

Biankonerët janë në mungesë të trajnerit të tyre të ri, Maurizio Sarri, i cili vuan nga pneumonia, por synojnë ta nisin sezonin me tri pikë.

Në anën tjetër, edhe Parma ka për qëllim ta nis sezonin me rezultat pozitiv pasi ndeshja luhet para tifozëve të tyre.

Trajnerët e të dyja klubeve kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira ta mundshme.

Te Juventusi nuk debutojnë transferimet e reja si Adrien Rabiot, Aaron Ramsey dhe Danilo, ndërsa nuk mungon ylli i skuadrës, Cristiano Ronaldo dhe befasia Gonzalo Higuain.

ParmaSepe; Laurini, Iacoponi, Bruno Alves, Gagliolo; Hernani, Brugman, Barilla; Kulusevski, Inglese, Gervinho

JuventusSzczesny; De Sciglio, Bonucci, Chiellini, Alex Sandro; Khedira, Pjanic, Matuidi; Douglas Costa, Higuain, Ronaldo

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here