Juventus e nis me këmbë të mbarë, Biankonerët triumfojnë në transfertën me Parmën (VIDEO)

Juventusi ka fituar ndeshjen hapëse të Serie A ndaj Parmës me rezultatin e ngushtë 1-0 në Ennio Tardini.

Bardhezinjtë e kanë nisur me tre pikë sezonin e ri, megjithëse pritej një ndeshje më e mirë dhe më shumë gola nga miqtë.

Ishte Giorgio Chiellini ai që ka shënuar golin e vetëm të takimit në gjysmën e pjesës së parë.

Qendërmbrojtësi ka shënuar për të parën herë në karrierën e tij në ndeshjen hapëse të Serie A.

Ronaldo iu anulua një gol pak minuta më pas teksa portugezi kishte disa mundësi të tjera gjatë ndeshjes.

Mbase edhe vapa e madhe ka ndikuar te rendimenti i dy skuadrave, por ajo që ka rëndësi në fund është fitorja dhe Juve e nis sezonin në krye të renditjes.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here