U largua nga Interi para dy sezonesh, mesfushori drejt rikthimit në Serie A

Gari Medel mund të rikthehet në Serie A, pasi për të interesohet Xhenoa.

Sipas gazetarit të njohur italian, Xhianluka Di Marcio, drejtuesit e Xhenoas po përpiqen të transferojnë mesfushorin kilian, i cili aktivizohet tek turqit e Beshiktash.
Klubi italian është në kërkim të një mesfushori, dhe 32-vjeçari shihet si profili ideal për atë repart.

Medel luajti me Interin për 3 sezone, nga viti 2014 deri në vitin 2017, teksa zhvilloi 109 paraqitje me zikaltërit. Lojtarit i ka mbetur edhe një vit kontratë me klubin turk, dhe do t’i pëlqente një rikthim në Itali.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here