Zhgënjen Reali, Los Blancos barazojnë me Valladolidin në Bernabeu (VIDEO)

Real Madrid është ndalur në barazim 1-1 në “Bernabeu” përballë Real Valladolid, për javën e dytë të La Liga.

Në pjesën e parë Real Madrid dominoi në lojë, por pa arritur të tregojë rrezik të vërtetë në portën kundërshtare, edhe pse provuan në disa raste me Bale dhe James, por asgjë serioze për Valladolid.

Në 45 minutat e dyta tensioni rritet për skuadrën e Zidane, që desh e pësoi në disa raste, ku miqtë u treguan tepër të shpejtë në kundërsulm, por pa arritur të finalizojnë si duhet.

Karim Benzema do të behej hero për pak minuta, teksa francezi shënoi golin e avantazhin 8 minuta para fundit, me një kthesë tepër të bukur në vijën e 16 metrave.

 

 

Festa e madrilenëve u prish nga Sergi Guardiola, i cili arriti të mposhtë Courtois në një sulm të skuadrës mike dhe ia kaloi topin mes këmbëve.

Real Madrid ndalet kështu në javën e dytë, duke mbetur në kuotën e katër pikëve.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here