Massara flet për transferimin e Correas dhe për të ardhmen e Susos dhe Silvas

Drejtori i Milanit Ricky Massara ka folur rreth së ardhmes së Susos dhe Andre Silvas si dhe rreth transferimit të Angel Correas.

Rosonerët e kanë filluar sezonin e ri të Serie A në transfertën me Udinesen, ndërsa Massara ka folur para mediave para fillimit të ndeshjes.

Massara fillimisht ka folur rreth së ardhmes së Susos.

“Suso është lojtarë i mirë dhe e dëshirojmë atë në skuadër. Merkatoja është ende e hapur dhe ka spekulime, por ne nuk e kemi ndërmend ta shesim atë”, ka thënë Massara.

Më pas Massara ka folur rreth transferimit të Angel Correas.

“Transferimi i Correas është bërë bujë nga mediat. Ne dëshirojmë përforcime të nevojshme për skuadrën dhe tani e kemi bërë këtë dhe kemi një skuadër të gatshme për sezonin e ri.” 

Massara gjithashtu foli edhe rreth Andre Silvas.

“Andre Silva është i gatshëm për të luajtur. Ai është një lojtarë i fortë dhe mund të luajë si para sulmues ose qendër sulmues. Ai është një sulmues mjaftë i mirë dhe ende nuk e ka shprehur potencialin e tij te Milani, shpresojmë se se do ta bëjë këtë”, përfundoi Massara.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here