Nuk mbaron me Correan, Milan transferon edhe një tjetër mesfushorë!?

Merkatoja e Milanit nuk do të përfundojë me transferimin e Angel Correan, raporton La Repubblica.

Sipas La Repubblica, Angel Correa nuk është objektivi i fundit i Milanit për këtë merkato dhe Rosonerët mund të transferojnë edhe një tjetër mesfushorë.

Për momentin Boban dhe Maldini po punojnë për të siguruar shërbimet e Correas, por marrëveshja me Atletico Madridin nuk është arritur ende.

Milan ka ofruar 40 milionë euro, mirëpo Madrilenët kërkojnë 50 milionë euro për ta lënë të lirë Correan.

Mirëpo La Repubblica shkruan se fokusi i Milanit nuk është vetëm te Correa dhe se Rosonerët mund ta bëjnë edhe një tjetër goditje surprizë në mesfushë, para përfundimit të merkatos me 2 shtator.

E gjithë kjo do të varet nga shitja e Andre Silvas. E ardhmja e portugezit është ende e paqartë.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here