A do transferohet Icardi te Juventusi? – Wanda zbulon gjithçka

Wanda Nara, bashkëshortja dhe menaxherja e sulmuesit Mauro Icardi, në emisionin sportive “Tiki Taka” ka folur për të ardhmen e lojtarit: “Për mua, Mauro do të qëndrojë tek Interi”.

Mauro ka qenë gjithnjë koherent, ka refuzuar shumë oferta që kanë ardhur nga klube të mëdha. Unë kam bërë punën time si menaxhere, kam biseduar me klubet, por në fund vendimin do ta marrë lojtari”, tha Wanda Nara.

E pyetur nëse në ditët e fundit të merkatos do të ndodhë një transferim surprizë të Juventusi, ajo tha: “Nuk e di. Conte? Një trajner i madh, një nga më të mirët në botë, por bën atë që i thotë klubi. Ndoshta e aktivizon, ndoshta jo. Kjo është një zgjedhje e klubit që i paguan rrogën”.

Më tej, Wanda Nara sqaron: “”Mauro mendon se nuk ka përfunduar ende aventura e tij tek Interi. Këtë gjë ai e ka thënë gjithnjë, duke refuzuar ofertat”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here