Correa është i Milanit, argjentinasi nuk stërvitet me Atleticon, zbulohet data e transferimit

Angel Correa nuk është stërvitur me Atleticon e Madridit ditën e sotme, pasiqë pritet ti bashkohet Milanit.

Argjentinasi është i lidhur me një transferim te Milani për një kohë të gjatë dhe duket se më drama do të merr fund.

E përditshmja spanjolle AS, raporton se Correa është me një këmbë në San Siro, pasiqë sot nuk është stërvitur me skuadrën, ndërsa Atletico orëve në vijim pritet ta kompletojë transferimin e Rodrigos nga Valencia.

Sipas AS, Correa do të udhëtojë drejt Milanos ditën e nesërme ose pasnesër për të firmosur me Rosonerët.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here