Probleme për Barcelonën, Messi nuk stërvitet me skuadrën

Lionel Messi nuk është kthyer në dispozicion të trajnerit Ernesto Valverde.

Numri një i stolit e kishte nën urdhrat e tij argjentinasin, por dhe në seancën e sotme stërvitore ai nuk është bashkuar me grupin, pavarësisht se ngarkesa ishte shumë e ulët për shkak të ndeshjes së mbrëmshme.

Sulmuesi duket se nuk do të marrë minuta as në ndeshjen e radhës ndaj Osasunas, pasi me shumë mundësi Valverde nuk do ta rrezikojë. Lajmi tjetër që vjen nga stërvitja e Barçës është konfirmimi i dy të rinjve: Carles Perez dhe Ansu Fati.

I pari debutoi me gol, ndërsa i dyti bëhet futbollisti i dytë më i ri në histori që debuton me katalanasit. Të dy treguan personalitet dhe luajtën pa emocione, prandaj Valverde do t’i mbajë me ekipin e parë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here