S’ka vend te Barcelona, Rakitic në Serie A

Ivan Rakitic spekulohet se do të largohet nga Barcelona, në javën e fundit të afatit kalimtar të verës.

Mesfushori kroat nuk konsiderohet më titullar i sigurt te skuadra e trajnerit Ernesto Valverde. Andaj, e ardhmja e tij te Barcelona është në dyshim.

“Sport” shkruan se Rakitic ka zgjuar interesim në Serie A nga skuadra kampione Juventus.

“Bianconerët” mund ta blejnë reprezentuesin kroat por vetëm nëse paraprakisht gjejnë një blerës për gjermanin Emre Can, i cili nuk konsiderohet si futbollist i përshtatshëm për stilin e lojës së trajnerit të ri, Maurizio Sarri.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here