Conte merr lojtarin e dëshiruar, futbollisti kryen vizitat mjekësore me Interin

Krsitiano Biraghi tani mund të quhet një lojtar i Interit, pasi ka përfunduar vizitat mjekësore me zikaltërit.

Mbrojtësi italian i kaloi me sukses vizitat mjekësore dhe në orët e ardhshme do të nënshkruajë kontratën me klubin nga Milano, kur do të vijë edhe zyrtarizimi.

Biraghi ishte një dëshirë e madhe e teknikut Konte, i cili e kishte pasur nën urdhrat e tij gjatë kohës kur drejtonte kombëtaren e Italisë. 26-vjeçari kaloi në “San Siro” nga Fiorentina, si huazim me të drejtën e blerjes në fund të sezonit për shumën e 12 milionë eurove.

Gjithashtu në drejtim të klubit nga Firence ka kaluar Dalbert, i cili nuk kishte shumë hapësira te zikaltërit. Braziliani është transferuar në “Artemio Franki”, si një huazim i thjesht dhe në fund të sezonit do të kthehet përsëri te Interi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here