Asgjë nga Correa, Maldini nis sulmin për një tjetër sulmues!

Telenovela e Milanit me Angel Correan ka ardhur drejt fundit dhe përfundimisht transferimi nuk do të ndodhë.

Atletico Madridi kërkon shumë, ndërsa kuqezinjtë nuk janë në gjendje për t’i plotësuar dëshirat.

Drejtuesit e italianëve me Maldinin në krye kanë kaluar në planin B, atë të afrimit të Mariano Diazit në “San Siro”. Sulmuesi i Real Madrid-it nuk pëlqehet nga Zinedine Zidane që nuk e llogarit në skuadër, prandaj është i hapur për një transferim të tillë.

Italianët kërkojnë huazimin 1-vjeçar me të drejtën e blerjes në fund të sezonit për rreth 20-25 milionë euro. Marrëveshja mes palëve është afër dhe gjithçka mund të përfundojë shumë shpejt.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here