Arrihet marrëveshja, Hysaj në La Liga

Elseid Hysaj do të largohet nga Napoli, për t’u transferuar në La Liga.

Siç raporton ‘Gianluca di Marzio’, mbrojtësi i Kombëtares Shqiptare ka rënë dakord për kushtet me skuadrën e La Ligas, Valencian.

Skuadra spanjolle po shpreson të sigurojë shërbimet e Hysajt duke e huazuar për një sezon, me mundësi blerje.

Hysaj ka qenë i rregullt te Napoli që nga transferimi nga Empoli në vitin 2015, por me ardhjen e Carlo Ancelottit në krye të skuadrës, ka humbur pak nga minutat në fushë.

Bëhet e ditur se 25 vjeçari mezi po pret transferimin te Valencia.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here