E pabesueshme: Marotta i ofron rinovim Icardit, kjo është arsyeja…

Në dy ditët e fundit të merkatos, Inter po kërkon të sistemojë Mauro Icardin dhe drejtori i deleguar, Beppe Marotta pak orë më parë u shpreh optimist, se për argjentinasin do të ketë një zgjidhje të kënaqshme këto orë.

“Sport Mediaset” raporton se Marotta është ulur në tavolinë për të biseduar me lojtarin dhe përfaqësuesit të tij, duke e vënë në dijeni se Atletico Madrid është e gatshme ta marrë këtë sezon, por kjo do të kryhet në formë huazimi.

Deri në këtë moment Icardi ka qenë dakord, por që të shkojë në huazim Marotta i ka vënë kusht që të rinovojë kontratën edhe për një vit, nga 2021 që e ka aktualisht, në 2022.

E gjithë kjo është bërë, që nëse Icardi kthehet nga huazimi, të mos ketë thjesht një vit kontratë dhe mundësi të largohet me parametër zero.

Gjithsesi media italiane thekson se ish-kapiteni ka refuzuar këtë formulë, duke mos pranuar të rinovojë kontratën në këto kushte.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here