Punë e kryer: Napoli transferon ish-yllin e Juventusit!

Napoli ka zgjedhur Fernando Llorente-n për të përforcuar sulmin.

Sipas Gianlucadimarzio.com, klubi “axurr” ka arritur marrëveshjen me 34-vjeçarin, i cili kishte mbetur pa ekip pas skadencës së kontratës që kishte me Tottenham.

Ish-sulmuesi i Juventus-it do të zhvillojë nesër vizitat mjekësore dhe do të nënshkruajë një kontratë dyvjeçare.

Shuhet kështu përfundimisht ëndrra Mauro Icardi për Napoli-n.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here