Spanja publikon listën e lojtarëve për dy ndeshjet kualifikuese për EURO 2020

Trajneri Robert Moreno e ka publikuar listën e skuadrës së Kombëtares së Spanjës me 23 futbollistë të ftuar.

Morino mori rolin e trajnerit të përhershëm dhe tanimë ka zbuluar listën e tij me ftubollistët e ftuar për dy ndeshjet e ardhshme kualifikuese për Euro 2020

Pjesë e listës së tij janë ylli i Paris Saint-Germain, Pablo Sarabia dhe mbrojtësi i Athletic Bilbao, Unai Nunez.

Ndërkohë, dy prej yjeve të Spanjës nga sezoni triumfues i Kampionatit Evropian nën 21 vjeç – Dani Ceballos dhe Fabian Ruiz – gjithashtu janë përfshirë.

Spanja do të luajë kundër Rumanisë më 5 shtator në Bukuresht para se të përballet me Ishujt Faroe më 8 shtator në El Molinon të Spanjës.

Skuadra e Spanjës për këto dy kualifikuese të Kampionatit Evropian:

PortierëtKepa Arrizabalaga, David de Gea, Pau Lopez.

MbrojtësitDani Carvajal, Jesus Navas, Sergio Ramos, Mario Hermoso, Unai Nunez, Diego Llorente, Jordi Alba, Jose Gaya.

MesfushorëtSergio Busquets, Dani Parejo, Rodri, Thiago Alcantara, Saul Niguez, Fabian, Dani Ceballos.

SulmuesitRodrigo Moreno, Pablo Sarabia, Paco Alcacer, Mikel Oyarzabal, Suso.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here