Marrëveshja është arritur: Inter siguron përforcimin e 8-të

Interi ka arritur marrëveshje me sulmuesin kroat Ante Rebic, raporton Tuttosport.

Marotta dhe Ausilio e kanë monitoruar kroatin si një opsion nëse dështon transferimi i Lukakut, por me Rebic pritet ta zërë vendin e Matteo Politanos i cili do të transferohet te Fiorentina.

Inter dhe Rebic kanë arritur marrëveshje dhe kroati do të përfitojë 4 milionë euro në Meazza, por tani mbetet të arrihet marrëveshja mes dy klubeve.

Eintracht Frankfurt kërkon 40 milionë euro për Rebic, ndërsa Interi ka kërkuar që gjermanët të ulin kërkesat e tyre.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here