Asgjë nga Correa: Milan transferon një tjetër yll!

Milan është i gatshëm ta bëjë goditjen e fundit për këtë merkato, raporton Calciomercato.

Rosonerët synojnë transferimin e yllit brazilian Everton Soares. Interesim për brazilianin kanë shfaqur Arsenali, por Milan ka nisur sulmin për të siguruar shërbimet e tij.

Siç raporton Calciomercato, Everton pritet të transferohet te Milani edhe pse oferta e Rosonerëve prej 30 milionë eurove është refuzuar nga Gremio.

Gremio e vlerëson Soaresin 35 milionë euro dhe marrëveshja pritet të arrihet së shpejti para përfundimit të merkatos.

Milani ka shfaqur më së shumti interesim për Angel Correan, mirëpo Rosonerët nuk kanë gjetur gjuhën e përbashkët me Atleticon dhe tani janë kthyer kah Soares.

Everton Soares shkëlqeu në Kupën e Amerikës duke u shpallur kampion me përfaqësuesen e Brazilit.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here