Çmendet Juventus: Biankonerët i ofrojnë Barcelonës 6 lojtarë për dyshen Rakitic-Umtiti

Juventusi po insiston që ta transferojë dyshen e Barcelonës, Samuel Umtiti dhe Ivan Rakitic, në këto dy ditë të fundit të afatit kalimtar.

Zonja e Vjetër është në bisedime me kampionin aktual të La Liga-së që disa javë për dy lojtarët, ndërsa kanë ofruar në marrëveshje disa emra.

Sipas asaj që raporton Mundo Deportivo, skuadra italian po i ofron asaj katalunase plotë gjashtë lojtarë për ta kompletuar marrëveshjen.

Emre Can, Blaise Mautidi, Rodrigo Bentancur, Daniele Rugani, dhe Federico Bernardeschi, i janë ofruar  Blaugranasëve për Rakiticin dhe Umtitin.

Të dy lojtarët aktualisht janë si opsione të dyta në skuadër, andaj Barcelona mund t’i shkëmbejë ata me gjashtë anëtarët e Juves.

Kampioni i Serie A-së ka më pak se dy ditë për ta arritur marrëveshjen me skuadrën katalunase, pasi afati i transferimeve mbyllet më 2 shtator.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here