Formacionet zyrtare: Lazio-Roma

Lazio dhe Roma kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare të derbit të zjarrtë lokal të vlefshëm për javën e dytë të Serie A.

Giallorossët janë mysafirë të Lazios në ndeshjen e vlefshme për javën e dytë e cila zhvillohet në stadiumin Olimpico nga ora 18:00.

Skuadra e Paulo Fonsecas vjen nga një barazim në shtëpi me Genoan dhe synon ta marr fitoren e parë pikërisht në derbin e madh lokal ndaj Lazios.

Në anën tjetër, Lazio ka fituar thellë në udhëtim te Sampdoria, ndërsa synon formën pozitive dhe fitoret edhe në këtë ndeshje derbi.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.

LazioStrakosha; Luiz Felipe, Acerbi, Radu; Lazzari, Milinkovic-Savic, Leiva, Luis Alberto, Lulic; Correa, Immobile

RomaPau Lopez; Zappacosta, Mancini, Fazio, Kolarov; Cristante, Pellegrini; Under, Zaniolo, Florenzi; Dzeko

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here