Messi ia kërkon Barcelonës transferimin e yllit të Bayernit!

Lionel Messi ia ka kërkuar drejtuesve të Barcelonës transferimin e yllit të Bayernit Joshua Kimmich. 

Barcelona nuk e ka nisur aspak mirë sezonin e ri dhe në tri ndeshje Katalanasit kanë grumbulluar vetëm tre pikë.

Blaugranët kanë pranuar 5 gola në tri ndeshjet e para dhe është e qartë se kanë nevojë për përforcime në mbrojtje.

Nelson Semedo ka luajtur nën pritshmëritë e tij, ndërsa Roberto është mesfushor dhe aftësitë e tij në krahun e djathtë të mbrojtjes janë të limituara.

Për këtë shkak Messi ia ka kërkuar Bartomeus transferimin e Joshua Kimmich. Gjermani konsiderohet si njëri nga lojtarët kyç te Bayerni edhe përkundër ardhjes së Pavard.

Bavarezët vështirë se mund ta pranojnë shitjen e tij, por Barcelona planifikon që në ofertë ta përfshijë edhe kartonin e Coutinhos në rast se Bayerni vendos ta blej brazilianin.

Bayerni e vlerëson Kimmich 60 milionë euro dhe merkaton e ardhshme, pritet që Barcelona të nis sulmin për mbrojtësin gjerman.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here