“Godasin” lojtarë me parametra zero, Marotta dhe Auzilio gati për lëvizjen e bujshme

Pirlo, Pogba, Jorente, Kedira, Koman, Dani Alvesh, Emre Xhan nga njëra anë. Vidic, Banega, Asamoah, De Vraj, Godin nga ana tjetër, dëshmojnë se Marota dhe Auzilio dinë shumë mirë të bëjnë goditje me parametra zero dhe sipas “Tuttosport”, ata tashmë do të tentojnë një goditje të bujshme, me Kristian Eriksen.

Në parim është shumë operacion i vështirë për t’u kryer, sepse konkurrenca e Realit dhe Juventusit është shumë e fortë.

Zikaltërit tashmë duhet të fillojnë nga puna për t’u informuar mbi komisionet dhe koordinatat e marrëveshjes. Nëse Inter do të bënte një punë të mirë me komisionet e agjentëve dhe do të shkonte larg në Champions, do të ishte më e lehtë të konkludohej marrëveshja.

Eriksen ka shprehur qartë dëshirën për t’u larguar. Kontrata e tij skadon në fillim-verën e vitit tjetër dhe nga muaj shkurt ai mund të nisë kërkimet për ekipin e ri.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here