Kalimi i Icardit te PSG-ja bën të lumtur edhe Sançezin, kiliani merr…

Transferimi i Mauro Ikardit te PSG-ja ka bërë të lumtur disa persona në kampin e Interit, duke filluar që nga trajneri, Marota dhe lojtarët.

Por, më i lumturi nga të gjithë duket se është Aleksis Sançez, të cilit tashmë i është dhënë mundësia të veshë fanellën me numrin e preferuar “7”.

Pas ardhjes së Lukakut, Ikardit i hoqën fanellën me numrin 9 të cilën ia dhanë belgut. Kështu që sulmuesi argjentinas mori numrin 7.

Me ikjen e tij tashmë ky numër i shkon kilianit Sançez, i cili pret që në Itali të rikthehet ai i mëparshmi, deçiziv dhe spektakolar për skuadrën.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here