Prapaskenat me Rakitiç, kroati dëshironte Juven. Ja pse Paratiçi hoqi dorë nga lojtari i Barcelonës

Ivan Rakitiç ishte një emër kryesor në idetë e Juventusit në fundin e merkatos. Mesfushori kroat dëshironte të largohej nga Barcelona për t’u veshur bardhezi me çdo kusht dhe Paratiçi u përpoq ta merret përsipër këtë çështje.

Siç raporton “Calciomercato.com”, Barcelona është munduar ta fusë kroatin në operacionin e Nejmarit, por ai asnjëherë nuk ishte i hapur për aventurën franceze.

Megjithatë një problem ka bllokuar gjithçka, pasi Juventusi duhet të largonte një mes Ruganit, Manxukiçit dhe Emre Xhanit, por nuk arriti të gjente zgjidhjen e duhur për ta.

Kështu Paratiçi hoqi dorë nga Rakitiç, por që mund të shfaqet si dritare në merkaton dimërore.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here